LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 11:11

E operuan 10 vite më parë, sot plaga i rrjedh dhe askush nuk e trajton/ Historia e rëndë e 50-vjeçares (FOTO)

Një histori e rëndë vjen nga qyteti i Vlorës, ku një grua 50-vjeçare jeton prej vitesh mes dhimbjeve dhe pasojave të një operacioni të kryer rreth 10 vite më parë për heqjen e gurëve në tëmth.

Sot, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa familjarët thonë se ajo nuk po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Sipas familjes, pas operacionit kanë nisur komplikacione serioze në zonën e barkut, të cilat me kalimin e kohës janë rënduar.

Ata pretendojnë se ndërhyrja fillestare mund të ketë pasur mangësi, ndërsa sot situata është bërë edhe më kritike, pasi pacientja nuk pranohet për një ndërhyrje të re për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE