
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla, në Kanada.
Sipas mediave kanadeze, autori i dyshuar i krimit, Anthony Deschepper, kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah. Çifti ishte ndarë disa muaj më parë dhe kishin së bashku një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje gjatë momentit tragjik.
38-vjeçari humbi jetën pas një përplasjeje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se ai ishte nën hetim për mbajtje të paligjshme të armëve, ndërkohë që kishte pasur një histori të përsëritur dhune ndaj Savannah-s.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto zbulojnë se dy vite më parë, Deschepper kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të Savannah Rose Kulla Davies, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj. Pavarësisht kësaj, ai ishte liruar me kusht, ndërsa gjyqi për ato akuza ishte planifikuar për vitin e ardhshëm.
Deschepper kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin që nga viti 2006 dhe 2019, dhe kishte shmangur policinë për një muaj para arrestimit të fundit nga Policia e Waterloo-s.
Kryebashkiaku i Bramptonit, Patrick Brown, reagoi ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke e quajtur lirimin e tij “neglizhencë absolute”:
“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim. Mjaftonte të respektohej vetëm një prej tyre dhe Savannah do të ishte gjallë sot,” – deklaroi Brown.
Edhe Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it pranoi se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune”, ndërsa theksoi se lirimi i tij përbënte rrezik serioz për Savannah-n dhe komunitetin.
“Është e qartë se ky njeri nuk duhej të ishte i lirë. Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar,” – tha Kennedy.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kanada dhe ka hapur një debat të gjerë mbi dështimet e sistemit të drejtësisë ndaj viktimave të dhunës në familje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
