LAJME / E Hënë 8 Prill 2024, 21:09

E kishte parkuar poshtë pallatit, vidhet natën 'Range Rover-i' luksoz

DURRËS- Një makinë raportohet se është grabitur gjatë natës në Durrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit të Durrësit kanë vjedhur një makinë.

Pronari i "Range Rover Evogue" ka bërë me dije se makinën e kishte parkuar poshtë pallatit.

Pronari i mjetit ka bërë denoncim në polici,

ndërsa kjo e fundit ka marrë dhe kamerat e sigurisë së bizneseve, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.