LAJME / E Diel 19 Janar 2025, 02:02

E hoqën nga puna pas 20 vitesh karrierë, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit

Tenori i njohur Armaldo Kllogjeri ka fituar betejën ligjore me Teatrin e Operës dhe Baletit (TOB), pas një përballjeje të gjatë gjyqësore që kishte nisur pas pushimit të tij nga puna.

Kllogjeri, i cili ka një karrierë mbi 20-vjeçare në skenën e TOB-it, u largua nga detyra vetëm një muaj para se të bëhej pjesë e reality show-it “Big Brother VIP”.

Në një mesazh emocionues për ndjekësit, tenori falënderoi publikun për mbështetjen dhe shprehu gëzimin e tij për rikthimin në skenë.

“Kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi, do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Kam fituar gjyqin me ish-drejtoreshën e TOB, e cila ka shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Tashmë lufta vazhdon për rikthimin tim në skenën e TOB, për të kënduar dhe performuar për ju, publik i dashur,” deklaroi Kllogjeri.