
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi grupi i punës për zgjerimin, COELA i dha dritën jeshile raportit të piketave të ndërmjetme, IBAR e tashmë dosja do të kalojë në këshillin e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në COREPER.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikëve që, sipas tij, kishin deklaruar se negociatat ishin bllokuar dhe se Shqipëria ishte ndëshkuar nga Europa.“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, shkroi kreu i qeverisë.Rama akuzoi kundërshtarët politikë se kanë dëmtuar imazhin e vendit, duke iu referuar protestave dhe kritikave të bëra në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të vulosë me sukses fazën hyrëse dhe do të çelë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.
Kryeministri e cilësoi procesin e integrimit si një “histori suksesi”, që sipas tij po ndërtohet “me vizion, punë e përkushtim”.
Edi Rama: Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.
U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendjeHumbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi
Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton
Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE
Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik Forca Shqipëria
Ai shprehu mirënjohje për institucionet shqiptare, ekipin negociator dhe qytetarët që mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
