LAJME / E Premte 6 Shkurt 2026, 15:03

E FUNDIT/ Shkëlqim Hajdari emërohet ne postin e larte ne Tirane

Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Vendimi i qeverisë vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në strukturat e administratës shtetërore, veçanërisht në nivelin e prefekturave.

Me këtë emërim, Hajdari do të drejtojë administratën e prefekturës së kryeqytetit, ndërsa posti që ai mbante më parë i kryeinspektorit të përgjithshëm i është besuar ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

Sula ka ushtruar për disa mandate funksionin e deputetit dhe ka një përvojë të gjatë në jetën politike dhe përfaqësuese në Kuvend.

Emërimi i tij bëhet pjesë e ndryshimeve të ndërmarra së fundmi në strukturat qeveritare, në kuadër të riorganizimit të institucioneve.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat apo prioritetet e funksionit të ri që do të mbajë Dashnor Sula, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE