
Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Hawaii.
Viktimat janë piloti dhe dy pasagjerë. Nga kjo ngjarja kanë mbijetuar edhe dy persona të tjerë të cilët u dërguan në spital për trajtim.
Autoritetet ende nuk i kanë identifikuar viktimat.
Policia tha se iu përgjigjën një alarmi për përplasjen rreth orës 15:45 sipas orës lokale së bashku me Rojën Bregdetare dhe departamentin e zjarrfikësve.
Incidenti është aksidenti më i fundit fatal në Kauai që përfshin një helikopter turistik. Tre persona u vranë kur një helikopter i operuar nga një kompani tjetër turistike u rrëzua në korrik 2024.
Turet me helikopter janë një mënyrë popullore për turistët për të vizituar ishullin, ku është xhiruar filmi i suksesshëm Jurassic Park. Turi 50-minutësh i ishullit nga Airborne Aviation kushton 348 dollarë për pasagjer, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
