
Përpara se të niset për në Bruksel, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar.
Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit.
Pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, radhën e ka mbledhja e Komisionit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, të cilët kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit me qëllim arrestimin e saj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
