LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 02:02

E FUNDIT, Nderroi jete duke u falur ne xhami per Bajram, familja merr vendimin e papritur per…

Adnan Arifi, një shtetas shqiptar nga fshati Pirok i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë këtë të enjte gjatë ritualit të haxhit në Mekën e Bekuar. Familja dhe Bashkësia Fetare Islame thotë se Adnani ka mbyllur sytë përgjithmonë, sapo ka përfunduar ritualet e haxhit.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga kjo botë të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ndërroi jetë pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit.

I ndjeri u largua nga kjo botë në ditët më të bekuara dhe në vendin më të shenjtë për zemrat e besimtarëve – në Mekën e Bekuar, pranë Qabesë së Shenjtë, aty ku miliona zemra derdhin lot lutjeje dhe përkulen me përulësi para Allahut të Madhëruar”, shkruan kryetari i BFI, Shaqir Fetahu.

Familja është njoftuar për lajmin e trishtë dhe ka pranuar që Adnan Arifi të prehet përgjithmonë në tokën e bekuar të Mekës, duke mbetur përgjithmonë pranë vendeve të shenjta që aq shumë i deshi dhe i ëndërroi.

“Sa i rëndë është ky lajm për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! Një ndarje që lë boshllëk në zemra, lot në sy dhe dhimbje që fjalët vështirë mund ta përshkruajnë. Por mbetet ngushëllim fakti se Allahu e zgjodhi që çastet e fundit të jetës t’i kalojë si haxhi, në vendin më të shenjtë mbi tokë.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme, t’ia pranojë haxhin, lutjet dhe gjithë veprat e mira, ta ndriçojë varrin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus”, vijon mesazhi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE