LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

E fundit! Jepet lajmi nga Instituti i Gjeoshkencave, priten zjarre në këto zona të Shqipërisë

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, niveli i rrezikut për zjarre është “I LARTË” në qarkun Lezhë, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, niveli rrezikut për zjarre është “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Sot, n? disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Lindje), qarku Durrës (Lindje), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Fier (Veri).

Përsa u përket reshjeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten shtrëngata lokale (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Kurse temperaturat, nesër vlerat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/34°C, në vendet e ulëta: 22/35°C dhe në vendet malore: 15/30°C.

Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE