LAJME / E Shtunë 28 Mars 2026, 13:01

E fundit! Edi Rama "ul" Elisa Spiropalin para socialistëve në mbledhje, bashkë me Zegjinenë në

Regjia e Partisë Socialiste është kujdesur të servirë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, se ku është pozicionuar Elisa Spiropali.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, nuk kishte një vend të mirë a le të themi të privilegjuar mes figurave të njohura të PS-së, por e kishin ulur diku në fund të sallës në një rresht me Zegjine Caushin.

Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të themi një “poshtërim” që i bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.

E po kështu dy ditë më pas pati një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.

Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.

Teksa jemi në pranverë, duket se për Spiropalin është përpara një dimër i gjatë politikë pas përplasjes së heshtur me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE