LAJME / E Shtunë 28 Mars 2026, 13:01

E FUNDIT/ Burri gjendet pa shenja jete në një hotel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:10 të paradites, stafi i hotelit ka konstatuar se 81-vjeçari me inicialet G. P. nuk shfaqte asnjë shenjë jete, duke njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli paraprak i trupit të viktimës nuk janë vërejtur dëmtime të jashtme apo shenja dhune që mund të kenë çuar në humbjen e jetës, çka lë të kuptohet se bëhet fjalë për një vdekje natyrale ose për shkaqe shëndetësore.

Megjithatë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes, trupi i pajetë është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar mjeko-ligjore.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë me hetimet dhe do të marrë në shqyrtim çdo element që lidhet me këtë rast,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE