
Bordi i Transparencës rriti me 6 lekë çmimin e naftës, e cila nga sot do të shitet me 215 lekë për litër nga 209 lekë që u caktua në mbledhjen e 3 ditëve më parë, më 11 prill.
Çmimi i ri hyn në fuqi duke filluar nga ora 15.00 e kësaj të marte, e do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Ndërkohë benzina do të tregtohet me 178 lekë për litër, 3 lekë më shumë nga sa u caktua në mbledhjen e fundit të bordit.
Qëkur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën e kaluar për armëpushim në lindjen e Mesme, Bordi i Transparencës është mbledhur 5 herë duke caktuar çmime të reja të karburantit në varësi të lëvizjeve në bursë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
