LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 15:03

E fundit: Aksidenti tragjik, merret ky vendim ndaj drejtorit të policisë në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar marrjen e masave pezulluese për tre zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës.

Ky vendim pason ngjarjen rrugore të ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e përplasjes nga një automjet, dy fëmijë humbën jetën ndërsa një i tretë mbeti i lënduar.

Sipas deklaratës zyrtare të institucionit:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:
-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.”

Në vijim të këtyre veprimeve, Drejtoria e Policisë Rrugore është udhëzuar të ngrejë një grup ekspertësh për të verifikuar në terren rrethanat dhe shkaqet teknike të aksidentit.

Ndërkohë, një proces i hetimeve disiplinore ka nisur nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për të saktësuar nëse ka pasur mosveprime ose shkelje të përgjegjësive nga ana e punonjësve të policisë lidhur me këtë situatë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE