
Një aksident i pazakontë rrugor është regjistruar në zonën e Laprakë, në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me hyrjen e Hotel Relax, madje duke depërtuar pjesërisht në ambientet e brendshme të tij.
Përplasja ka shkaktuar dëme materiale si në automjet ashtu edhe në strukturën e hyrjes së hotelit.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të plagosur rëndë, ndërsa në momentin e aksidentit nuk ka pasur persona të tjerë të rrezikuar në zonën e hyrjes së hotelit.
Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kanë kryer veprimet përkatëse hetimore dhe kanë mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Më pas, automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes me karroatrec.
Ndërkohë, dëshmia e drejtuesit të mjetit pritet të ndihmojë në sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
