
Avioni presidencial amerikan Air Force One, që transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore Joint Andrews, pranë Uashingtonit, pas shfaqjes së një “problemi të vogël elektrik” gjatë fluturimit, teksa ndodhej mbi Atlantikun e Veriut.
Sipas burimeve, problemi teknik u vlerësua si jo serioz, megjithatë u mor vendimi që avioni presidencial të kthehej në bazë.
Presidenti amerikan pritet ta vijojë udhëtimin e tij me një tjetër avion presidencial, me shumë gjasa një C-32A të Krahut të 89-të të Transportit Ajror.
Me këtë avion, Donald Trump do të udhëtojë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili zhvillohet çdo vit në Davos, ku është planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh dhe ndërhyrjesh në kuadër të punimeve të Forumit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
