LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 19:07

E frikshme në qytetin shqiptar/ Një gropë gjigante ‘gllabëron’ tokën pranë banesave, banorët në alarm kërkojnë ndërhyrje urgjente

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit.

Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike.

Fenomeni ka ngjallur panik tek banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave.

Në 360 km2 zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.

Duket sikur fenomeni po bëhet i shpeshtë teksa në Qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u hap në fshatin Dëshiran ndërsa në maj të vitit 2022 një gropë u hap pranë banesave në fshatin Cestije të Belshit.

Moti me shi e bën edhe më shqetësuese situatën për banorët këtu pranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE