LAJME / E Martë 9 Shtator 2025, 03:03

E dhimbshme! Ndërron jetë moderatorja shqiptare, mikesha e saj jep lajmin e kobshëm

Moderatorja e njohur Linda Imami është ndarë nga jeta sot në moshën 47-vjeçare, pas një beteje disa mujore me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur e afërmja e saj, Mehrije Mala, me një postim prekës në rrjetet sociale.

Imami, e cila prej korrikut po trajtohej në një qendër spitalore në Turqi, konfirmoi publikisht diagnozën më 14 gusht, duke u shfaqur me optimizëm përballë sfidës shëndetësore. Megjithatë, gjendja e saj nuk arriti të përmirësohej.

E lindur dhe rritur në Pejë, gjatë viteve ’90 ajo u bë një nga figurat më të njohura të qytetit, duke u dalluar për frymën moderne dhe guximin që e veçonin nga bashkëmoshatarët. Karakterizohej nga vendosmëria, dashuria dhe kujdesi ndaj njerëzve përreth.

Linda Imami u njoh për publikun e gjerë me ciklin e intervistave “Qejfi më i madh se Stambolli” në Klan Kosova, ku arriti të sillte yjet më të famshëm të kinemasë turke në ekranin shqiptar. Ky sukses e bëri një figurë të veçantë të medias kosovare.

Ndarja e saj nga jeta ka sjellë trishtim dhe dhimbje tek familjarët, miqtë dhe publiku që e ka ndjekur ndër vite.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE