
GJKKO ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.
Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.
Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.
Taçi u shpall fajtor për përfshirje në tentativën për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar fillimisht për një vit, pasi ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, të dhënë në mungesë ndaj tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
