LAJME / E Hënë 20 Tetor 2025, 22:10

E bujshme! Shtëpia e Bardhë jep së shpejti lajmin e madh për Berishën? Flet njeriu i Trump

Ish-këshilltari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka shprehur mendimin se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha person non grata ka qenë i nxituar.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Off the Record”, Bolton ka deklaruar se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe se duhet të rishikohet nga autoritetet amerikane.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar, nuk e di deri në ç’masë duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” ka theksuar Bolton. Ai gjithashtu ka shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje.

“Mendoj që është pak nga të dyja, shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja, kjo është e pamundur, por shpresoj që të gjejmë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale,” ka përfunduar ish-këshilltari i Trumpit.

Deklarata e Bolton vjen në një kohë kur Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në opozitë në Shqipëri dhe kur vendimi i Departamentit të Shtetit amerikan ka shkaktuar reagime të ndryshme në skenën politike shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE