
Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali.
Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej së bashku me Selvijen për të kuruar të birin, Roelin.
U deshën disa ditë që trupi i artistit të arrinte në Tetovë dhe më 30 nëntor u mbajt edhe ceremonia mortore, ku familjarë, miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njohën e nderuan në lamtumirën e fundit.
Së fundmi, Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka akuzuar mediat se nuk kanë treguar të vërtetën rreth asaj se kush u mor me transportimin e trupit të Shpatit për në Tetovë.
Sipas tij, ka qenë Mariglen Shehai, babai i Amarit, ai që është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes së këngëtarit, si edhe me transportimin e trupit të tij.
“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se:
Mariglen Shehaj babai i Amarit. Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet
para edhe pas vdekjes së si edhe teansportimin e tij për në Tetovë. Zoti e shpërbleftë. Gjest madhështor. Mbarësi e Bekime e Udhëzim. Amin!
View this post on Instagram
Nuk mohojmë faktin qe mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proçeduriale ndërsa të mirat matreale ( shpenzimet) jane hedhur nga vellai ne fjale. Natën!” shkruan Ahmed Kalaja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
