
Nga protesta e mbrëmjes së sotme u paralajmërua një tjetër tubim për nesër, teksa një prej aktivistëve organizatorë u kërkoi qytetarëve të ruajnë unitetin dhe të mos bien pre e provokimeve.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se protestës pritet t’i bashkohen edhe pjesëmarrës të tjerë, duke përmendur edhe UÇK-në, ndërsa shprehu kundërshtimin ndaj politikave të kryeministrit Edi Rama dhe nismës së Ballkanit të Hapur.
“Nesër edhe UÇK-ja do të zbresë në shesh kundër Ramoviçit dhe kundër Ballkanit të Hapur. UÇK, UÇK…”, deklaroi ai para protestuesve.
Më tej, aktivisti kërkoi mirëkuptim nga pjesëmarrësit për organizimin e protestës, duke theksuar se nisma nuk përfaqëson një organizatë të strukturuar dhe se mund të ketë pasur mangësi gjatë menaxhimit të turmës.
“Jeni më të mirët, na mirëkuptoni, nuk është e lehtë të menaxhosh një masë kaq të madhe. Nuk jemi organizatë, kemi edhe gabime, bashkë me ju. Por jemi kundër propagandës që do të na sabotojë e përçajë. Do të vazhdojmë deri në arritje, nesër më shumë”, u shpreh ai.
Në fund të fjalës, ai falënderoi edhe pjesëtarët e diasporës që, sipas tij, kishin marrë pjesë në protestën e së shtunës, duke bërë thirrje për mobilizim më të madh në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
