
Sipas raportimeve të fundit nga “Tuttosport”, portieri Arijanet Muriç është objektiv i klubit të Juventusit për t’u transferuar në Torino.
Kartoni i lojtarit të Kosovës zotërohet nga Ipswich Town, ndërsa aktualisht ai luan si i huazuar te Sassuolo në Serie A.
Juventus po kërkon opsione të reja për portën dhe 27-vjeçari konsiderohet si një alternativë e përshtatshme.
Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” llogaritet rreth 7.5 milionë euro pas performancave pozitive në kampionatin italian.
Gjatë karrierës së tij, Muriç ka qenë pjesë e Manchester City-t në Premier League dhe Adana Demirspor në Turqi. Ai mbetet gjithashtu zgjedhja e parë për formacionin e Kosovës.
Kjo lëvizje e mundshme vjen si rezultat i progresit që lojtari ka treguar gjatë muajve të fundit në Itali, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
