LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 00:12

E bujshme! AKU bllokon Red BULL, e pabesueshme çfarë zbuluan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se, gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në Pikat e Inspektimit Kufitar për garantimin e sigurisë së produkteve që importohen në Republikën e Shqipërisë, trupa inspektuese e PIK Kapshticë ka identifikuar dhe bllokuar një ngarkesë me pije energjike “Red Bull”.

?Nga kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit të paraqitur nga subjekti, rezultoi se ngarkesa me peshë totale prej 6,480 kg nuk përmbushte kërkesat ligjore për import, pasi disponohej vetëm fatura e blerjes së produktit, ndërsa mungonin dokumentet esenciale që vërtetojnë sigurinë dhe gjurmueshmërinë, si:

?Certifikata e origjinës (EUR. 1);
?Certifikata e cilësisë;
?Certifikata e konformitetit;
?Certifikata e analizës së produktit.
?Për sa më sipër, në zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” (i ndryshuar), neni 16, pika 1, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi masën e menjëhershme administrative:

?Bllokimin e ngarkesës prej 6,480 kg pije energjike;
?Kthimin në origjinë të këtij produkti, duke ndaluar hyrjen e tij në tregun vendas.

?Ky kontroll dëshmon angazhimin maksimal të AKU-së në pikat kufitare për të parandaluar futjen e produkteve që nuk garantojnë standardet e kërkuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i palëkundur në misionin e tij për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore në çdo hap të zinxhirit tregtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE