LAJME / E Hënë 20 Tetor 2025, 18:06

E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

Të gjithë të moshuarit që janë mbi 70 vjeç, që janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën gjatë 5 viteve të fundit, mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar nga programi i pensionit social.

Aplikimi për pension social bëhet nga vetë personi i interesuar, përmes portalit e-Albania, duke zgjodhur llojin e shërbimit: Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik.

Dokumentacioni i domosdoshëm për t’u paraqitur nga personi i interesuar për të përfituar pensionin social:

-Fotokopje e Kartës së identitetit

-Dokument që vërteton, se është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.

-Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

-Deklaratë nëse është ose jo aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.

-Vërtetim për masën e të ardhurave që realizon nga depozitat bankare, (nëse deklaron se realizon të ardhura nga depozitat bankare)

Pagesa e pensionit social kryhet vetëm pranë qendrave paguese të Postës Shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE