LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 10:10

Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër

Tre shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkodër, pasi dyshohet se kanë tentuar të përhapin ideologji fetare tek fëmijët.

Sipas raportimeve, dy meshkuj dhe një grua, me origjinë nga Lindja e Mesme, janë shoqëruar nga autoritetet pas një kërkese të strukturave të antiterrorit në Tiranë.

Pas ndalimit, ata janë transportuar drejt kryeqytetit, ku po merren në pyetje lidhur me aktivitetin e tyre në territorin shqiptar.

Sipas burimeve, këto masa janë ndërmarrë pas publikimit në media të disa pamjeve ku shfaqeshin persona të dyshimtë, të mbuluar, që tentonin të afroheshin pranë fëmijëve.

Hetimet paraprake sugjerojnë se individët në fjalë mund të kenë pasur si qëllim ndikimin ideologjik tek të miturit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rastin, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe lidhjet e mundshme të të ndaluarve me aktivitetet e dyshuara në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE