LAJME / E Diel 8 Shkurt 2026, 17:05

Dy aksidente të rënda gjatë natës, humbin jetën dy vajza, një i mitur në gjendje të rëndë

Dy aksidente të rënda kanë ndodhura gjatë natës në Bari të Italisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën provinciale 111. Një vajzë 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijën 7-vjeçar.

Makina ku udhëtonin u përplas me një pemë për arsye ende të paqarta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori i automjetit u shkëput dhe përfundoi dhjetëra metra larg vendit të aksidentit.

Fëmija 7-vjeçar u dërgua në poliklinikën e Barit, një tjetër i plagosur në Spitalin “Di Venere” në Bari, ndërsa i treti në spitalin e Monopolit.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën provinciale 67, mes qyteteve Bitritto dhe Bitetto, ku një vajzë 20-vjeçare humbi jetën pasi makina që po drejtonte doli nga rruga, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE