LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 22:10

Durrës Yachts & Marina, IKMT: Godinat janë ulur deri në 28 cm, ja çfarë zgjidhje duhet bërë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT ka bërë me dije se në projektin zhvillimor Durrës Marina janë konstatuar zhytje të dy godinave, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e qëndrueshmërisë strukturore.

Sipas institucionit, një grup i posaçëm inspektimi është ngritur për verifikimin e situatës në terren, në bashkëpunim me përfaqësues të Agjencia e Zhvillimit të Territorit, inspektorë vendorë dhe specialistë të Instituti i Ndërtimit.

Nga raporti topografik rezulton se një nga objektet ka pësuar ulje deri në 28 centimetra, ndërsa një tjetër rreth 18 centimetra, në faza të ndryshme ndërtimi.

IKMT ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar realizimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve përforcuese teknike, të cilat duhet të garantojnë stabilitetin e strukturave.

Gjithsesi, këto ndërhyrje, sipas institucionit, duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të ndërtimit.

Inspektorati thekson se do të vijojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me institucionet përkatëse, deri në garantimin e plotë të sigurisë në kantier.

Mbi problematikat që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor “Durrës Marina”, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) sqaron sa vijon:

Në zbatim të përcaktimeve ligjore dhe detyrave funksionale, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së, u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Grupi i kontrollit përbëhej nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit (specialist të fushës).

Verifikimi u krye në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, miratuar me Vendimin nr. 34, datë 01.08.2023, të KKT-së, për objektet: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme.

Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se:

Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.

Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE