LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 23:11

“Duhet të bëjmë çmos!”/ Rama tregon problemin: Kjo gjë është barrë e madhe…

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Durrës rëndësinë e momentit aktual për të ardhmen europiane të vendit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipërisë i është hapur një mundësi që nuk ka qenë kurrë më parë reale për anëtarësim në Bashkimi Evropian, dhe ajo nuk duhet humbur.

Sot Shqipëria duhet të vrapojë për të mos e lënë të mbyllet atë derë që na është hapur. Na është hapur një derë që s’ka qenë kurrë realisht e hapur për ne. Na kanë thënë gjithmonë: ‘ne ju duam këtu me ne, do vijë një ditë, po punoni’”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se vendi duhet të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë mundësi historike, duke nënvizuar se zgjedhjet e ardhshme kanë një rëndësi të veçantë politike.

Duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë derën të mbyllet pa hyrë brenda dhe që të mos e humbasim këtë shans, duhet të konfirmojmë fuqishëm PS-në në zgjedhjet e ardhshme, që janë më shumë se kurrë zgjedhje politike, nuk janë thjesht zgjedhje vendore” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Partia Socialiste duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë historike që mban në këtë proces, duke e cilësuar si një barrë të madhe për ta çuar vendin drejt finalizimit të integrimit europian.

Sot fati e ka dashur që të na bjerë ne në kurriz një gur kaq i madh, për ta ngjitur në metrat e fundit dhe për ta vendosur në majë, për të vulosur prezencën e Shqipërisë në BE” përfundoi kryeministri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE