LAJME / E Enjte 22 Janar 2026, 03:03

Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë Trumpi

Analisti Dritan Hila duke komentuar ftesën e presidentit Trump për qeverinë shqiptare për në Bordin e Paqes, u shpreh se Rama tashmë ka linjë direkte komunikimi me Trump, sepse ka marrëdhënie me dhëndrin dhe të bijën e presidentit Amerikan.

Hila tha se Rama u duhet amerikanëve edhe për të mos prishur punë në rajon, si në rastin e Kosovës.

Rama bëri gabim që e publikoi ftesën sepse opozita englendisej me këto gjëra, jo Delta, jo këto… 60 shtetet nuk janë shumë. Mendoj se një pjesë e tyre, kanë një lloj valence ose me Izraelin ose me botën arabe. Ne kemi me Izraelin, kemi edhe me botën arabe. Jemi pjesë e Konferencës Islamike. Jemi interlokutor i besueshëm. Padyshim nuk do t’i zhvillojë Rama bisedimet.

Por padyshim, është ftesë që në planin e brendshëm, i prish punë PD-së, pasi kishte ngritur retorikë, që Rama e ka çështje orësh që do të bjerë, marrëdhëniet e Ramës me Amerikën janë në pikën më të ulët. Unë di të them, se Rama ka linjë direkte në Shtëpin e Bardhë se ka dhëndrin dhe të bijën. Madje Ivanka më duket se vjen në Shqipëri, pasi kanë projektet e tyre. Trumpit i pëlqen Rama, është udhëheqës autoritar“, tha analisti Hila, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE