
Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Linz të Austrisë, ku ndërhyrja e shpejtë e policisë dhe ekipeve mjekësore ka shpëtuar nga vdekja një 26-vjeçare nga Kosova, nënë e dy fëmijëve, përcjell KohaNEWS.
Rasti është alarmuar rreth orës 06:10 të mëngjesit, pasi bashkëshorti i saj 29-vjeçar e ka gjetur gruan pa ndjenja dhe duke gulçuar në shtrat. Pas njoftimit fillestar, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë vëllai i tij dhe më pas shërbimet e urgjencës e patrullat policore.
Posaçërisht falë ndërhyrjes me reanimacion kardiopulmonar nga ana e efektivëve të policisë dhe stafit mjekësor, si dhe përdorimit të defibrilatorit ku pas goditjes së katërt është kthyer pulsi, pacientja është rikthyer në jetë.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës dy vjeç e katër muajsh. 26-vjeçarja është transportuar e shoqëruar nga mjeku i urgjencës në Spitalin Universitar Kepler në Linz për trajtim të mëtutjeshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
