LAJME / E Premte 24 Tetor 2025, 12:12

“Drama në Tiranë! 51-vjeçari godet me thikë blerësin për një monopatinë”

Tiranë – Plagosje për një monopatinë, 51-vjeçari kapet nga policia

Një konflikt për një monopatinë ka përfunduar me plagosje dje në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Sipas burimeve për Report TV, 51-vjeçari Roland Lacej ka dashur të blejë monopatinë nga 48-vjeçari Mikel Xibro, por nuk janë rënë dakord për çmimin. Kur Xibro u përpoq të largohej, Lacej e ndoqi dhe e goditi me thikë.

Mikel Xibro ndodhet aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Roland Lacej, me precedentë penalë për vrasje dhe vepra të tjera penale, u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Policia sekuestruar thikën e përdorur gjatë ngjarjes si provë materiale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE