LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 19:07

Drama arrin kulmin/ Fero, Arbenitës: “Ti vrave babain tënd”

Drama mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm te Fero, por edhe tek babai i tij.


Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.

Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:


Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”
Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:

“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”  

 

Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.


“3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”
Në një tjetër postim, ku një ish-bashkëvendase e Arbenitës i rrëfen ca “sekrete” të tjera, ai shtoi edhe këtë:

“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”
Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:




E gjithë kjo përplasje po kthehet në një betejë të hapur mes ish-partnerëve, ku akuzat personale, familjare dhe morale kanë kaluar çdo kufi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE