LAJME / E Hënë 16 Shkurt 2026, 11:11

Donald Trump letër Vjosa Osmanit për 18-vjetorin e pavarësisë: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.

Në letër e nisur nga Trump, Kosova është përgëzuar për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e këtij vendi në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, është thënë mes tjerash në letër.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Në këtë linjë, Kosova së fundmi i është bashkuar nismës së Trump-it, Bordi i Paqes, përmes së cilës SHBA-ja synon dhënien fund të konflikteve në botë.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së me raste janë tensionuar, për shkak të disa veprimeve të Qeverisë paraprake të kryeministrit Albin Kurti që kishin të bënin me minoritetin serb dhe në sytë e zyrtarëve amerikanë ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Për pasojë, SHBA-ja vitin e kaluar e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, pa nisur ende.

Por nga Ambasada amerikane në Prishtinë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në javët e fundit se SHBA-ja është e gatshme të rinisë këtë proces me Kosovën dhe të punojë me Kurtin, i cili javën e kaluar e ka nisur mandatin e tretë si kryeministër.

SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Shtetësia e saj njihet nga 121 shtete, por sfidë mbetet ende mosnjohja nga katër shtete të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian, dy trupa në të cilët Kosova synon të anëtarësohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE