
Sipas një deklarate noteriale të vitit 2019, të bërë nga vjehrri dhe vjehrra e Altin Dumanit para noterit publik, pretendohet se vila e tyre është financuar me rreth 45 mijë paund nga një misionar evangjelist me emrin G. Bell.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se:
• ndërtimi i vilës ka nisur në vitin 1999
• vila ka përfunduar në janar 2003
• Altin Dumani nuk ka kontribuar financiarisht pasi është martuar në shkurt 2003
• familja ka nisur të jetojë në vilë që në vitin 2000
Sipas pretendimeve, kjo deklaratë është depozituar fillimisht në dosjen e vetingut, por më pas është hequr nga dokumentacioni.
Por një tjetër dokument ngre pikëpyetje: në vitin 2004, toka ku pretendohet se ishte ndërtuar vila rezulton ende:
• tokë arë
• e lirë
• në emër të Gëzim Çullhajt






Ndërkohë, shitja e tokës është kryer me deklaratë noteriale më 24.09.2004.
Pra, sipas këtyre dokumenteve, rezulton se katër vite pasi pretendohet se kishte nisur ndërtimi i vilës dhe familja banonte aty, toka figuronte ende pronë e një personi tjetër dhe pa ndërtim të regjistruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
