
Në kulmin e debatit për garën e munguar të 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike, nga Dibra, Sali Berisha ka nisur një valë sulmesh ndaj demokratëve të përjashtuar prej tij nga gara, të cilat, Alesia Balliu i cilëson mashtrimet e një pensionisti politik të shpallur non grata.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu, një nga kandidatet për kreun e PD-së, së cilës iu ‘mbyll dera’, thotë se Berisha nuk ka as burrëri e as turp në turin e tij të thashethemeve me qëllim, mohimin e kontributit të demokratëve.
“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne! Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë.
Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.” E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët” shkruan Balliu në Facebook, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
