Sherri mes deputeti të PD-së, Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vazhduar edhe brenda qendrës së votimit.
Noka iu drejtua duke i thënë që “do ju zvarris”, teksa i kërkoi të largoheshin nga QV. Por qytetarët u shprehën se po prisnin radhën për të votuar, dhe se “ishin qytetarë”, e jo horra siç deputeti i quajti.
“Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë”, iu drejtua demokrai një prej tyre, duke shtuar se “Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha”.
Ndërsa qytetari iu kthye: “Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj, lëri njerëzit të votojnë të lirë”.
Flamur Noka: Më trego si quhesh
Qytetari: S’kam lidhje me ata unë
Noka: Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha
Noka: Filmojeni, ta tregoj unë ty, do të zvarris.
Qytetari: Po pse nuk e pranon humbjen?
Qytetari: Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj
Noka: Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë
Qytetari: Pranoje humbjen, ik. Jam votues i Vorës, lëri njerëzit të votojnë të lirë
Ndërhyn qytetari 2: Jam refugjat i Vorës që kam ardhur të votoj
Banda e Xhabaftëve këtu. A votove çfarë do këtu. Do ju zvarris
Qytetari 2: Jam refugjat, kam ardhur të votoj (I drejtohet mediave). Urdhër vjen nga Europa për të votuar dhe sjellja e PD që plasën Gërdecin që s’kanë lënë gjë pa bërë këtu në këtë vend
Qytetari: Për Edi Ramën do të votoj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.