
Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur akuza të forta në drejtim të disa prokurorëve të SPAK, duke pretenduar se ata kanë përdorur presion të papranueshëm ndaj dëshmitarëve të çështjeve që po hetojnë.
Gjatë një interviste në A2 CNN, Cakrani deklaroi se një prokurore e posaçme i ka telefonuar një dëshmitareje dhe e ka kërcënuar, duke i kërkuar të paraqitej për dëshmi. Ai pohoi se dëshmitarja ka treguar se është ndier e frikësuar nga gjuha dhe mënyra e komunikimit.
Sipas Cakranit, këto nuk janë raste të izoluara dhe ai pretendon se klientë të tij janë trajtuar në mënyrë të ashpër gjatë procesit hetimor. Ai gjithashtu përmendi edhe një incident që, sipas tij, ka përfshirë gazetarin Elton Qyno.
SPAK deri tani nuk ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e avokatit. Ndërkohë, akuzat pritet të shkaktojnë debat të ri për mënyrën e zhvillimit të hetimeve dhe marrëdhënien mes prokurorisë së posaçme dhe qytetarëve që thirren të dëshmojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
