LAJME / E Martë 22 Korrik 2025, 20:08

”‘Do të fus në bagazh!’ – Antonela shpërthen keq pas një komenti: ofendime, kërcënime dhe adresë për përballje!”

Një koment i vetëm ka mjaftuar për ta kthyer Antonela Berishën në epiqendrën e rrjeteve sociale – këtë herë, jo për një debat televiziv, por për një shpërthim të frikshëm ndaj një vajze të panjohur nga Peja. Kërcënime direkte, fjalor banal, kërkesa për takim dhe ofendime që shkojnë përtej çdo limiti njerëzor – janë vetëm disa nga pjesët tronditëse të këtij skandali që ka shpërthyer në Instagram.


Gjithçka nisi kur një ndjekëse komentoi në një postim të Antonelës:

“Në vend të ishte në burg të vuaje dënimin si e meriton, ti dhe motra jote shijoni lirinë sikur s’ka ndodhur asgjë…”


Një referencë e qartë ndaj sherrit të vitit të kaluar ku përfshihej Klea Prenga dhe motra e Antonelës, Marinela Berisha.

Por Antonela nuk e kaloi këtë koment me indiferencë. Menjëherë i shkruan në DM, duke shpërthyer:


 “Ke naj problem ropire?”*

E më pas vijon me një sërë sharjesh ndaj vajzës nga Peja, duke e quajtur “pros*titut”, dhe kërcënon publikisht:


 “Ma han muin mu dhe familjes time… do të ta publikoj surratin… më jep një adresë.”*

Por nuk mbaron me kaq. E acaruar nga komenti, Antonela nuk ndalet:

 “Juve ju ka q serbi në bth, i keni hëngër muin. Nesër të fus në bagazh!”*

Një frazë që ka tronditur rrjetin për gjuhën dhe nxitjen e dhunës.

 

Ndjekësja që e publikoi këtë për JOQ Albania është shprehur se nuk kishte asgjë personale ndaj Antonelës, por thjesht komentoi si gjithë të tjerët. Pavarësisht kësaj, reagimi i Antonelës ishte brutal dhe pa kontroll.

Publiku ka shpërthyer me komente, duke kujtuar se Antonela është e njohur për përfshirjen në sherrin me Klean, ku motra e saj u akuzua si dhunuese. Sipas Antonelës, ajo “vetëm e ka mbrojtur motrën”, por ndjekësit nuk janë bindur nga kjo deklaratë.

”Skandali po merr përmasa shqetësuese – kërcënime për ‘të futur njerëz në bagazh’ për një koment në rrjet!” 

A është ky fundi i kufijve moralë në rrjetet sociale? Apo një tjetër episod ku personazhet publikë e humbin kontrollin dhe i kthejnë rrjetet në luftë të hapur?

 Çfarë mendoni ju për këtë reagim të Antonelës? A ishte thjesht emocionale apo një kërcënim serioz që duhet marrë me masa ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE