LAJME / E Hënë 16 Shkurt 2026, 23:11

Do shkojë në SHBA për Bordin e Paqes! Blendi Fevziu befason, ja çfarë do ti bëjë Kryeministri Donald Trumpit që do habiteni

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për vizitën e kryeministrit Rama në SHBA, i cili do të jetë në Washington për themelimin e Bordit të Paqes.

Fevziu tha se edhe pse vendet evropiane nuk e kanë përqafuar shumë idenë e Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë nuk mund ti thoshte dot jo, Trumpit.

Ylli Rakipi: Edi Rama do të jetë në Washington për themelimin e Bordit të Paqes. Ç’mendon zoti Fevziu për Bordin e Paqes dhe gatishmërinë shumë të madhe të Edi Ramës për ta përqafuar këtë nismë te Trump, edhe pse në Evropë janë kundër?

Blendi Fevziu: E mbani mend në vitin 2003 koalicionin e vullnetit? U bashkuan dhe kryeministir Nano bëri edhe artikull, që quajti Europa e vjetër dhe e reja, ku fuste Poloninë dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë që bëjmë zgjidhje të tilla me SHBA edhe pa miratimin e Evropës.

Ylli Rakipi: Po këtij pse i duhet?

Blendi Fevziu: I thoshte dot Rama jo, Trumpit?

Ylli Rakipi: Asnjë nuk i thotë dot jo. Erdhi vajza këtu me dhëndrin për Sazanin, i pari u ngrit doktori dhe bërtiste pro.

Blendi Fevziu: Kjo e Bordit të Paqes, është edhe mundësi për të takuar Trump. Rama po mendon batutën që do ti thotë Trumpit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE