LAJME / E Mërkurë 13 Gusht 2025, 19:07

‘Do digjemi’/ Flakët në Skënderbegas, zjarrfikësit përjetojnë momente tmerri, në zonë dëgjohen shpërthime predhash

Banorët e fshatit Skënderbegas u përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohej banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi”, shprehet një nga zjarrfikësit. Ndërkohë, në zonë dëgjohen shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin.

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie.

Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE