
Janë publikuar emrat e katër personave, të cilët janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shkrumboi dhjetëra apartamente në një pallat në Tiranë.
Konkretisht në pranga ka rënë inxhinieri, Enver Admi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.
Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.
Ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
