
Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës.
Gjatë daljes së sotme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët.
Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve dhe ndjeshmërisë ndaj mjedisit.
Teksa ai bashkëbisedonte, një qytetar iu afrua për një foto, e shoqëruar me thirrjen: “Votoni Florin.”
Mbështetja ka ardhur edhe nga të rinjtë, të cilët e kanë përshëndetur gjatë ecjes me fjalët: “E ke votën nga ne!”
Ndërsa në takimet me banorët në terren, qytetarët kanë ndarë edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre u shpreh se fëmijët i janë larguar jashtë vendit, duke kërkuar zgjidhje dhe duke theksuar se ndryshimi nis me votën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
