Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të diel në aksin Vajzë–Sevaster në Vlorë, duke lënë të plagosur pesë persona, raporton noa.al.
Ngjarja ka përfshirë dy automjete tip “Benz”, të drejtuara nga shtetasi L. K., 18 vjeç, banues në fshatin Vajzë, dhe D. S., 69 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas Policisë, përplasja ndodhi në rrugën automobilistike të zonës, ndërsa për pasojë pesë pasagjerë mbetën të dëmtuar.
Të lënduarit morën ndihmën e nevojshme në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj 18-vjeçarit L. K. për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vijojnë. /noa.al , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.