Një 14-vjeçar është nën hetim nga policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy adoleshentë të tjerë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Rrugës së Durrësit” në kryeqytet, 14-vjeçari dyshohet se ka kanosur dy bashkëmoshatarë me një mjet prerës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa i mituri është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me një send në dukje mjet prerës, 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.