
Dy persona përfunduan në spital pasi thithën tym gjatë një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në fshatin Mateç të Kumanovës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas buletinit policor, rasti është raportuar dje në ora 13:28 në SPB Kumanovë. Zjarri ka shpërthyer në një shtëpi në pronësi të M.S., ndërsa falë reagimit të shpejtë të fqinjëve, flakët janë lokalizuar dhe shuar në kohë.
Megjithatë, si pasojë e thithjes së një sasie të madhe tymi, A.S. (49) dhe N.S. (20) janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për t’u trajtuar dhe për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë, ndërsa po hetohen shkaqet e zjarrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
