LAJME / E Hënë 11 Maj 2026, 21:09

Dhuna brutale ndaj Sokol Tomës, reagon Partia Demokratike

Partia Demokratike në Lezhë ka dënuar aktin e dhunës barbare ndaj ish-kreut të saj, Sokol Tomës.

Në reagimin e postuar në rrjete sociale u kërkohet organeve ligjzbatuese zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve. Gjithashtu, PD Lezhë shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë ndaj Tomës e familjes së tij.

“Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për

gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin. I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të

gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre

përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale.

Toma u dhunua teksa udhëtonte me makinë nga Tirana drejt Lezhës. Persona të maskuar, ende të paidentifikuar i zunë pritë

dhe e rrahën në autostradën Laç-Mamurras, pranë kryqëzimit të Sanxhakut. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku

gjendet dhe sot me dëmtime në dy këmbët dhe në njërin vesh. Më herët Toma ka qenë zyrtar i bashkisë, madje i dënuar bashkë me ish-kryebashkiakun Fran Frrokajn për tokat në bregdet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE