
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se Haderi është goditur me sende të forta dhe qytë pistolete në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të para, drejtori i AKU-së po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar papritur dhe më pas janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
