
Në kuadër të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama është parë në një takim me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën u zhvillua në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e paqes, ndërsa Rama u shfaq në shoqërinë e Kushner, i cili mban edhe rolin e të dërguarit special për marrëveshjen e paqes.
Jared Kushner njihet gjithashtu si investitor strategjik në Shqipëri. Sipas planeve të bëra publike më herët, ai pritet të realizojë një projekt resorti luksoz në ishullin e Sazanit, me një vlerë investimi rreth 1.4 miliardë dollarë.
Takimi ka ngjallur interes, duke qenë se lidh diplomacinë ndërkombëtare me investimet strategjike në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
