LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 11:11

Detajet/ Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjes

Shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një personi në fshatin Toç të Memaliajt.

Tritoli ka shpërthyer rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së 67-vjeçarit B. K., teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE